E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq: Situata në Haiti drejt përmirësimit

Kryqi i Kuq ka deklaruar se situata në Haiti po përmirësohet dita ditës dhe se kanë filluar të shihen rezultatet e koordinimit ndërkombëtar.
Krerët e organizatës, duke bërë një bilanc një muaj pas tërmetit shkatërrues, kanë deklaruar se kushtet në të cilat jetohet në ishull po përmirësohen.
Megjithatë, burimet shtojnë më tej se përmirësimet janë ende në fillim dhe mbetet ende shumë punë për t'u bërë.
Qeveria e Haitit deklaroi pak ditë më parë se numri i personave të vdekur nga tërmeti i muajit të kaluar ka shkuar në rreth 230 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›