Sejdiu: Gjykata Kushtetuese përmbyll një cikël të rëndësishëm të legjislacionit
Prishtinë (Start) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu mori pjesë në takimin e Grupit punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku pohoi se kjo gjykatë do të jetë instanca kryesore e verdiktit profesional për kushtetuetshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi të rëndësishëm faktin që Kosova ka zgjedhur këtë rrugë pikërisht për të dëshmuar gravitimin e saj në vlerat e demokracisë dhe të arriturave të përgjithshme në ndërtimin e mekanizmave efikas të legjislacionit e funksionimit institucional. Ai konstatoi se në këtë mënyrë po përmbyllet edhe një cikël i rëndësishëm i legjislacionit të Kosovës që ka të bëjë me ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
"Ne kemi cilësuar se është një rrugë e drejtë, meqë shumë vende kanë Gjykatën Kushtetuese dhe që është treguar funksionale, por është edhe një preferencë e veçantë në projektin Ahtisari", tha Presidenti Sejdiu, duke shprehur besimin se krahas mbështetjes në përshpejtimin e procedurave për zbatimin e instalimin e kësaj gjykate do të ketë mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës për aspektet e tjera.