Obama: Do të rregullojmë marrëdhëniet me myslimanët
Uashington -Presidenti i ri amerikane Barak Obama uron të rikthejë imazhin e SHBA-së jashtë vendit, veçanërisht pranë myslimanëve. Obama dha një intervistë për gazetën Chicago Tribune, ku ka bërë të ditur se pas marrjes së pushtetit, do të mbajë mbajë një fjalim në një kryeqytet të botës islame. "Mendoj se kemi një rast unik për të rikthyer imazhin e Amerikës në të gjithë botën dhe në botën myslimane veçanërisht"-deklaroi Obama në këtë intervistë të botuar mëngjesin e sotëm në faqen e internetit të të përditshmes. Bota "është gati ta dëgjojë këtë mesazh", siguron ai.
"Mesazhi që unë dua të dërgoj është se duhet të jemi të pathyeshëm në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit që kemi parë në Bombei", vijon ai në këtë intervistë të realizuar në selinë e ekipit të tij të tranzicionit në Çikago (Ilinois, veri). Pa e përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë, e përditshmja shkruan se Obama "parashikon të mbajë një fjalim të rëndësishëm në një kryeqytet islamik", në kuadrin e kësaj politike të dorës së shtrirë.
Obama, që do të marrë detyrën më 20 janar, tregon aty për vullnetitn e tij "të palodhur" për të "krijuar një marrëdhënie të respektit reciprok dhe partneriteti me vendet dhe popujt që dëshirojnë që qytetarët e tyre dhe tanët të ecin në begati së bashku".