E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, emërohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Prishtinë-Është emëruar sot në Kosovë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë zëvendëskomisari Sheremet Ahmeti. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në bazë të kompetencave të tij kushtetuese, mori vendim që Sheremet Ahmeti të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës”, njoftoi zyra e shtypit e kryeministrit Thaçi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës zgjidhet për një mandat trevjeçar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›