E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Privatizimi i KEK-ut, i rëndësishëm për ekonominë kosovare

Prishtinë (Start) - Privatizimi i Rrjetit të Distribucionit të Korporatës Energjetike është një hap shumë i rëndësishëm. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, I cili mori pjesë në seminarin për privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe biznesit të furnizimit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, të organizuar nga USAID. Ai ka paraqitur dy plane që qeveria e tij parashikon për rëndësinë e këtij privatizimi të KEK-ut. “Së pari, do t’i shërbej modernizimit te këtij sektori delikat, po ashtu edhe efiçiencës financiare dhe profesionale te këtij organizmi; Së dyti, do t’i hap rrugë‚ integrimit energjetik të vendit në tregun rajonal energjetik”tha ai.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, duke qenë se Kosova do të ketë nevojë gjithnjë në rritje për energji dhe duke pasur parasysh rëndësinë thelbësore të energjisë në zhvillim ekonomik të Kosovës, procesi i privatizimin që propozohet merr rendësi strategjike për Qeverinë e Republikës së Kosovës. “Privatizimet strategjike janë prioritet i Qeverise së Republikës së Kosovës, ky proces do ta shndërroj ekonominë e Kosovës në një ekonomi konkurrente në tregun rajonal. Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me energji, por edhe qytetari i Kosovës duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi duke respektuar detyrimet e tij”, tha zoti Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›