E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS nuk do të zgjas mandatin e misionit në Irak

Uashington - Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka deklaruar se tashmë ka hequr dorë nga misioni paqeruajtës në Irak. Deklarata ka ardhur tashmë zyrtarisht duke u bërë e ditur se KS nuk do të zgjas mandatin e të trupave të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak, i cili skadon më 31 dhjetor.

Gjendja e sigurisë në Irak është përmirësuar dukshëm, thuhet në një rezolutë të miratuar njëzëri. Megjithatë rreth 140.000 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irak, në bazë të një marrëveshje bilaterale në mes të Bagdatit dhe Uashingtonit. I paqartë mbetet ende statusi i rreth 6.000 ushtarëve të kombeve të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›