Debate mbi pranimin e të burgosurve në Guantanamo
Berlin - Çështja e pranimit të personave të pafajshëm nga Guantanamo sipas pikëpamjeve të qeverisë gjermane nuk shtrohet ende. Por kjo temë do të jetë aktuale atëherë kur do të ketë plane kohore konkrete për mbylljen e kampit në Guantanamo, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në Berlin. Përgjegjës për pranimin e disa të burgosurëve në rradhë të parë janë vendlindjet e të burgosurëve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo çështje pastaj duhet të zgjidhet në koordinim të plotë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Në ministrinë e jashtme në Berlin thuhet se aktualisht po shqyrtohen mundësitë juridike dhe politike për një pranim të mundshëm. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer sqaroi se mbyllja e Guantanamos nuk mund të dështojë në mungesë të një zgjidhje humanitare.DW