PS: Qeveria jo transparente
Tiranë -Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi sot se bashkia e Tiranës, ka bërë transparente çdo vit buxhetin e saj, gjë që sipas Kodhelit këtë nuk e ka bërë asnjëherë qeveria e kryesuar nga Sali Berisha. “Asnjë transparencë për buxhetin e shtetit nuk bëhet nga qeveria, 7 transparenca, një për çdo vit, janë realizuar për buxhetin e Tiranës, asnjë dëgjesë publike me qytetarët për buxhetin e shtetit, 33 dëgjesa publike për buxhetin e Tiranës, asnjë informacion mbi projektet e miratuara nga Qeveria, informacion një herë në çdo 6 muaj për qytetarët e Tiranës”-theksoi Kodheli në një deklaratë këtë të diel.
Duke u bazuar mbi të dhënat e raportit të OBI-së, ajo theksoi se hartimi i buxhetit të qeverisë së Shqipërisë sipas ekspertëve të OBI bëhet jashtë çdo standardi ballkanik e jo më evropian, duke shtuar se Shqipëria nuk përfshihet jo vetëm në vendet e Evropës Perëndimore, po as në vendet ballkanike për transparencën në hartimin e buxhetit.