Sejdiu: Nuk e ftova Tadic

Presidenti Sejdiu ka thënë se nuk e kishte ftuar presidentin e Serbisë, Boris Tadic, në këtë takim, sepse nuk kishte dashur të bëhej, siç është shprehur ai, pjesë e lojës.
“Unë kam respektuar formatin e ndërtuar në Vlorë dhe në takimin e mëvonshëm në Ohër, edhe pse objektivisht presidenti malazez Filip Vujanovic ishte në mungesë.Nuk kam dashur të bëjë ftesë në këtë kohë, për të mos u kuptuar si një pjesë e lojës.Unë nuk dua të vihem në lojë, pavarësisht se ne kemi raporte të atilla çfarë i kemi, domethënë nuk kemi komunikime, ndaj qasja jonë është shumë e sinqertë. Ne duam të besojmë se një ditë do të vijë koha kur do të kemi edhe komunikime të tilla, pra pjesëmarrje edhe të njërit edhe tjetrit edhe në takime të niveleve të tjera rajonale", tha Sejdiu.