Sejdiu: Pavarësia e Kosovës nuk rrëzohet nga askush
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaron se askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës dhe se pavarësia është vullnet i pakthyeshëm i qytetarëve të vendit.
Sejdiu duke folur për vendimin e GJND-së tha se faktet që i ka ofruar Kosova në këtë institucion nuk mund t'i rrëzojë askush. Po ashtu ai ka folur për gjykata në veri, duke theksuar se është në interes të të gjithë qytetarëve vendosja e ligjshmërisë.
Ndryshe, presidenti Sejdiu vizitën në komunën e Prishtinës e realizoi në kuadër të turneut që do ta ketë nëpër qytete të Kosovës.