Sejdiu: Të angazhuar për fatin e të zhdukurve
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu rikonfirmoi mbështejen e tij dhe të institucioneve të tjera për ndriçimin e fatit të të zhdukurve si dhe identifikim e mbetjeve mortore.
Ai shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit që të punojnë pandërprerë dhe me intensitet të shtuar që të gjendet formula më e mirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzve të vendit tonë. “Ka rezultate të drejpërdrejta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe do të vazhdohet një punë me intensitet të shtuar që të gjendet formula më e mirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzve tanë”, pohoi Presidenti Sejdiu.
Presidenti foli edhe për vështirësitë e këtij procesi si dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për zbardhjen e fatit të njerëze tanë. “Nuk është lehtë të bëjmë identifikimin e mbetjeve mortore dhe ndriçimin e fatit të njerëzve që na mungojnë, me ritmin që dëshirojmë, për arsye se kemi të bëjmë me atë që ka dashur të na zhbëjë totalisht”, theksoi Presidenti. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu, u tha nënave gjakovare, se Kosovës i duhen dëshmit e tyre të cilat janë një provë plus e dëshmisë për krimin e bërë mbi Kosovën.
Ndërkaq, Ministrja Kelmendi, foli për angazhimet konkrete e fundit pas ndërprerjes së grevës së nënave të Gjakovës, lidhur me konfirmimin e rasteve të reja të identifikuara, raportet antropologjike të autopsisë, ekzaminimit të mbetjeve mortore dhe analizave nga ICMP të cilat po bëhen me përkrahjen profesionale të EULEX-it.