E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga SIDA nje 45-vjeçar, refuzoi kurimin

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se bëhet fjalë për një ndër personat e infektuar prej vitesh nga virusi HIV, që nuk trajtohej në spitalin Infektiv. Mënyra e marrjes së infeksionit ka qenë ajo homoseksuale jashtë vendit 

TIRANE-Viktima e radhës e virusit HIV/AIDS në kryeqytet. Një 45-vjeçar nga kryeqyteti ka vdekur në kushtet e shtëpisë, pasi nuk kishte pranuar të trajtohej me ilaçet retroviralë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se bëhet fjalë për një ndër personat e infektuar prej vitesh nga virusi HIV, që nuk trajtohej në spitalin Infektiv. Mënyra e marrjes së infeksionit vdekjeprurës ka qenë ajo homoseksuale jashtë vendit, ndërsa identifikimi si bartës i virusit është bërë në mënyrë rastësore gjatë një vizite rutinë në spital. 45-vjeçari, i cili vuante nga ulcera, kishte refuzuar të trajtohej për shkak të stigmës dhe diskriminimit. Mjekët e spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", theksojnë se pacienti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore këto ditët e fundit, duke vuajtur nga një sërë sëmundjesh. Ai ka vdekur në kushtet e shtëpisë, pasi kishte refuzuar të merrte trajtimin mjekësor, i cili sipas specialistëve është një mundësi më shumë për zgjatjen e jetës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›