Marrëveshja detare me Greqinë, zerat kundër ratifikimit
Ushtarakët shqiptarë dhe disa shoqata në vend kërkojnë nga Kuvendi mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për deliminimin e kufijve detarë në seancën e 19 Tetorit.
TIRANE- Shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”, Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Komiteti i Veteranëve, dhe Sindikata e pensionistëve i kërkojnë drejtruesve më të lartë të shtetit shqiptar të mos ratifikojnë në parlament marrëveshjen shqiptarogreke për delimitimin e kufijve detarë.
Shoqatat i bëjnë apel publik Presidentit të Republikës dhe Parlamentit të mos cënojnë sovranitetin kombëtar të Shqipërisë përmes ratifikimit të marrëveshjes shqiptaro-greke. Shoqatat shprehin shqetësim për fshehtësine, mungesën e transparencës, shpejtësine gjatë procedurave të hartimit dhe të miratimit të kësaj marreveshjeje që sipas tyre, cënon rëndë sovranitetin e vendit, ndërsa nënvizojnë se territori nuk është pronë e partive politike. Sipas tyre Presidenti i Republikës duhet të angazhojë ekspertë për këtë cështje, ndërkohë që i bëjnë thirrje opozitës të ngrejë zërin për marrëveshjen.
Edhe ushtarakët, përmes një letre shkruar në emër të disa shoqatave si ajo e Flotës Luftarako Detare, e Aviacionit, e Zbulimit, e Xhenios, e Ndërlidhjes, e Prapavijës, e Autotraktorëve, e Topografëve, e Skënderbegasve dhe e Historianëve Ushtarakë, kanë shprehur sot shqetësim lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në heshtje të plotë nga Qeveria Shqiptare, me Qeverinë e Greqisë për kufirin detar midis dy vendeve. Ushtarakët shprehen të tronditur nga e vërteta që nxjerr në pah studimi shkencor i publikuar këto ditë në Gazetën Shqiptare nga kolonel Myslim Pasha. Sipas tyre ky studim shkencor me llogaritje të sakta e argumente tregon se Shqipëria ka humbur një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim, nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit.
(e.n/BalkanWeb)