Sejdiu-Thaçi: Bill Klinton, hero i Kosovës
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u shpreh në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e kosovës për nder të ardhjes së ish presidentit të SHBA-së se Kosova shpreh mirënjohjen e saj të madhe për Bill Klintonin i cili ndihmoi duke moslejuar shtimin e viktimave të popullit e Kosovës. "Sot kujtohet koha që njerëzit nuk e humbën shpresën dhe u kthyen përsëri në fshatrat dhe qytetet e shkatërruar theksoi Sejdiu. "Populli i Kosovës do t'ju jetë mirënjohje për jetë ju dhe se shtatorja në qendër është shprehje e mirënjohjes për ju si krijues i paqes" theksoi më tej Sejdiu.
Ndërsa në fjalën e tij kryeministri, Hashim Thaçi e ka cilësuar Bill Klintonin si një hero, për të cilin i është mirënjohës përjetë e gjithë Kosova.
"Sot nderojmë mikun tonë të madh, u jemi mirënjohës për ndihmën dhe ai është hero i Kosovës" u shpreh Thaçi.