E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: UNMIK-u jo më funksional

Prishtinë-Presidenti i Kosovës Famtir Sejdiu, deklaroi se misioni i OKB-së nuk mund ta përfaqësojë më Kosovën dhe ai duhet të përmbyllë prezencën në terren. Presidenti kosovar tha se gjatë takimit që do të ketë me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, do t’i shfaqë të njëjtin qëndrim. “Unë mund ta takoj, nuk ka kurrfarë problemi që ta takoj. E kam takuar edhe më herët, por do t’ia them këtë qëndrim se nuk është qëndrim oportun vetëm për të larë gojën, siç thotë populli, dhe ky qëndrim është shumë i qartë: UNMIK-u do të përmbyllë misionin e vet, UNMIK-u nuk e përfaqëson Kosovën”, ka deklaruar Sejdiu për gazetën “Koha Ditore”.

Ai shtoi se institucionet kosovare janë të vetëdijshme për arsyen e prezantimit të kërkesës për fundin e mandatit të UNMIK-ut, meqë roli i këtij misioni është tejkaluar nga zhvillimet në terren. “Gjithmonë e kemi thënë se nuk e kemi armik, as Zannier nuk është armik i Kosovës, por është një përfaqësues i një misioni në mbyllje”, është shprehur ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›