Itali, shuhen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve
Akuila -Në Itali kanë vijuar edhe sot kërkimet për gjetjen ndoshta të të mbijetuarve të fundit nga tërmeti shkatërrues. Një ditë pasi italianët u dhanë lamtumirën e fundit 205 viktimave në një funeral shtetëror, bilanci tragjik arriti në 291 të vdekur pas nxjerrjes së trupave të tjera të pajetë nga rrënojat e banesave. Afro 40,000 persona tashmë kanë mbetur pa strehë.
Qentë e erës nuhatën natën e kaluar erë njeriu nën gërmadhat e një ndërtese katërkatëshe në Akuila, qyteti malor mesjetar, që u shndërrua në "kryeqytetin e fatkeqësisë" nga tërmeti me fuqi 6.3 ballë të shkallës Rihter. Edhe pjesëtarët e skuadrave të shpëtimit dëgjuan zhurma. Por, nata kaloi e qetë dhe zyrtarët thanë se qentë mund të kishin nuhatur aromën e gjakut apo të ndonjë kufome. Të paktën nëntë trupa të pajetë janë nxjerrë nga kjo ndërtesë, thanë zjarrfikësit. "Gërmuam gjatë gjithë natës dhe tani vetëm duhet të presim.
Tani pothuajse nuk dëgjojmë asnjë zhurmë", u shpreh një punonjës i skuadrave të shpëtimit për agjencinë Reuters. Në ditën e gjashtë pas tërmetit, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë po shuhen dalëngadalë. E mbijetuara e fundit ishte një 20-vjeçare, e cila u nxorr e gjallë nga rrënojat të martën.
Agjencia për Mbrojtjen Civile ka lënë të kuptohet se operacioni i kërkim-shpëtimit tashmë pothuajse ka përfunduar dhe shumë zyrtarë janë shprehur se operacioni mund të mbyllet nesër. Kryeministri Silvio Berluskoni vlerësoi se afro 24,000 të pastrehë janë vendosur në kampet e emergjencës, ndërsa 15,000 të tjerë ishin strehuar në hotele apo shtëpi private.
Kryeministri Berluskoni, manjati miliardier i medias italiane, ka ofruar për të pastrehët tre nga pronat e tij."Edhe unë do të bëj çfarë të mundem duke ofruar disa nga shtëpitë e mia", u shpreh kryeministri 72-vjeçar, njeriu i dytë më i pasur i Italisë.