Ora: Të mbrohet lufta e UÇK-së
Prishtinë-Partia Reformiste ORA tha sot se institucionet nuk po ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Fatkeqësisht institucionet tona vetëm verbalist kanë kundërshtuar spekulimet e ish kryeprokurores së Hagës Karla Del Ponte” tha kryetarja e partisë Teuta Sahatcia, duke kërkuar themelimin e komisionit hetimor për zbardhjen e rasteve, që sipas saj, dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të luftës së UÇK-së.