Përkujtohet rënia e dëshmorit Agim Ramadani
Prishtinë-Me një Akademi përkujtimore nën përkujdesjen e presidentit të Republikës dhe me hapjen e ekspozitës së tij personale, shënohet sot në Prishtinë dhjetëvjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, i cili konsiderohet strategu i thyerjes me luftë të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Betejën e Koshares. Ish-bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të disa institucioneve dhe qytetarë të tjerë, morën pjesë sot në homazhet që u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorëve të Koshares, në dhjetëvjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. rtk