E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD: Shumë larg implementimit të Kushtetutës

Prishtinë-Lidhja Demokratike e Dardanisë, ka deklaruar sot në Prishtinë se institucionet e Kosovës janë shumë larg implementimit të Kushtetutës, më shumë se një vit qëkurse ajo hyri në fuqi. “Fatkeqësisht Qeveria e Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës vazhdojnë të udhëhiqen me logjiken e improvizimit, me logjiken e të kaluarës, të protektoratit të UNMIK-ut, e cila nuk përkon me realitetin e krijuar në Kosovë, dhe nuk përkon me logjikë të veprimit shtetërorë të Republikës së Kosovës. Logjikë që e presin qytetarët e Kosovë, si dhe miqtë tanë ndërkombëtar”-deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LDD-së, Lulzim Zeneli.

Duke folur për zgjedhjet, LDD-ja vë re se partnerët e koalicionit po bllokojnë KQZ-në, që sipas kësaj partie se po rrezikohet procesi zgjedhor.

Zeneli ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës konform dispozitave kushtetuese, që sa më parë të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, dhe të mos rrezikohet procesi edhe ashtu i rrezikuar, dhe të mos plasohet porosi negative jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe për monitoruesit të cilët po e vëzhgojnë zhvillimin në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›