E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: UNMIK-u ta përmbyllë misionin

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka quajtur një storie të suksesshme rolin e UNMIK-ut që nga vendosja në Kosovë, ndërsa ka theksuar se tash është koha që misioni i Kombeve të Bashkuara të përmbyllë gradualisht misionin e tij në vendin tonë.

Ai këto komente i bëri të premten gjatë një takimi me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zannier, të cilin e falënderoi për rolin e UNMIK-ut që nga vendosja e këtij misioni në Kosovë, duke e cilësuar investimin ndërkombëtar në vendin tonë si storie të suksesshme.

Sejdiu foli për zhvillimet në vend, për procesin në rritje të njohjes së Republikës së Kosovës nga gjithnjë e më shumë vende, si dhe për një varg procesesh të ndërmarra në drejtim të përshpejtimit të hapave për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në strukturat euro-atlantike dhe aderimit në Kombet e Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›