E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Vitin tjetërKosova anëtaree OKB-së

PRISHTINë- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha sot se në vitin tjetër Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Duke besuar në njohjet e shumta që do t’i vijnë Kosovës, pas mendimit të GJND-së, Sejdiu vlerësoi se në vitin 2011 Kosova do të ketë krijuar kushtet për të aplikuar për anëtarësim në OKB, por edhe në mekanizma tjerë ndërkombëtarë.

Këto komente Sejdiu i bëri pas takimit me, sekretarin e shtetit francëz për Evropën Pierre Lellouche, përmes së cilit e kryetari i Kosovës, e falënderoi Francën për gjithë angazhimin që ka pas shteti francez për Kosovën.

Në këtë rast, Sejdiu përmendi edhe mendimin pozitiv të GJND-së, që sipas tij, është kontribut edhe i Francës.
Ndërkohë, Lellouche tha mendimi i GJND-së e futi Kosovën në një fazë të re të zhvillimit të saj. Ai tha se Franca do të ndikojë në ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë, ta bëjnë atë, pasi GJND-ja, hoqi dilemat që dikush ka mundur t’i ketë pasur. “Ne do t’i inkurajojmë edhe shtetet e tjera, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë sa më parë. Do të punojmë së bashku për fazën e re politike të pajtimit në mes të Kosovës dhe të Serbisë”, theksoi Lellouche.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›