E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Lezhëvetëdorëzohet autori

LEZHË- Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 25 vjecarit, Fabian Nikaj mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Lezhës. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Erind Mrruku, 23 vjec është dorëzuar në polici mbrëmjen e sotme.

Nikaj u ekzekutua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Besëlidhja” vetëm pak metra larg komisariatit të policisë.

Të rinjtë kanë qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit duket se ka qenë një vajzë.

Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia dyshoi për 3 persona si autorët e kësaj ngjarje të rëndë , ndërsa sot në mbrëmje Erind Mrruku është vetëdorëzuar duke marrë përsipër autorësinë e krimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›