E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dhe Hyseni pritet të lobojnë në Nju Jork

Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu dhe shefi i diplomacisë Skënder Hyseni, pritet të zhvillojnë disa takime për lotimin e njohjes së Kosovës me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në gjysmën e dytë të muajit shtator.
Ministria e Jashtme e Kosovës, sipas mediave të këtij vendi, mësohet se ka filluar që prej tre muajsh përgatitjen e axjendës për dy zyrtarët e lartë. Qëllimi i kryesor i këtij aktiviteti diplomatik është lobimi te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
"Presidenti do të marrë pjesë në javën presidenciale. Ministri i jashtëm në javën ministrore. Të gjitha takimet do të shfrytëzohen për lobim. Një pjesë e takimeve do të jenë të përbashkëta", ka thënë këshilltarja e Ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri.
Kërkesat për takime janë dërguar në misionet e përhershme të vendeve me përfaqësuesit e të cilëve Sejdiu dhe Hyseni kanë shprehur interesim të takohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›