Sejdiu dhe Thaçi, në 21 korrik në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të pres në një takim më 21 korrik në Shtëpinë e Bardhë presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Shtëpia e Bardhë. Përmes një njoftimi zyrtar saktësohet se presidenti dhe kryeministri Sejdiu dhe Thaçi do të zhvillojnë vizitën e parë në Uashington si liderë të Kosovës shtet të pavarur.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo vizitë është një mundësi më shumë për presidentin amerikan Xhorxh Bush që të diskutojë me homologun Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi për mbështetjen e tij të fortë për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një shteti demokratik, të përparuar, multietnik, dhe me institucione që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve.(INA)