E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu e Thaçi takim me kryeministrin britanik Braun

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, të cilët ndodhen në Londër për jë vizitë zyrtare, sot do të zhvillojnë takime me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Braun dhe me ministrin e jashtëm, Dejvid Miliband. Një ndër temat e bisedimeve në Londër pritet të jetë edhe përgjigjja e lidershipit kosovar ndaj planit 6 pikësh të Ban Ki Munit.
Udhëheqësit kosovarë e kanë hedhur poshtë planin e Kombeve të Bashkuara dhe kanë dalë me një dokument prej 4 pikësh. Presidenti, Fatmir Sejdiu para nisjes drejt Londrës, tha se pala kosovare ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje. "Për ne është m rëndësi se ne do të punojmë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare për ta implementuar këtë projekt të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, me ndihmë të institucioneve të Kosovës. Ashtu siç është parë, ne kemi qëndrimin tonë, qëndrim shumë i drejtë dhe natyrisht të ecim drejt kthimit të Kosovës drejt zhvillimeve të reja, që të jetë vend i të gjithë qytetarëve", ka thënë Sejdiu. Ndërkaq për shtrirjen e EULEX it në Kosovë dhe veçanërisht në pjesën veriore të vendit, presidenti Sejdiu tha se mandati i misionit evropian do të shtrihet në përputhje me pakon e Ahtisarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›