E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi ve alarmin per krizen

Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka bere thirrje per ndryshime ne sistemin global financiar. Kriza ekonomike eshte fare prane, tha zoti Sarkozi. Bashkimi Evropian ka dale me nje pergjigje te koordinuar ndaj krizes financiare dhe tani duhet t’i pergjigjet krizes ekonomike. Ai tha se blloku do te jape pergjigjen e tij nga fundi i vitit. Deklarata e kreut te shtetit francez erdhi ne prag te takimit te sotem me homologun e tij amerikan George Bush. Ne takim do te marre pjese dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Takimi do te fokusohet ne krizen globale financiare.Por Shtepia e Bardhe ka deklaruar me heret se bisedimet e sotme ne Kamp Dejvid nuk do te trajtojne mundesine e propozimeve per politika te reja dhe as ndonje date takimi mes udheheqesve te shtate vendeve me te industrializuara te botes, siç shpreson presidenti francez. Si SHBA dhe vendet e BE-se kane miratuar paketa shpetimi per sistemin financiar prej miliarda dollaresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›