Feith: Shenja hapje brenda pakicës serbe

Feith ka thënë se "qeveria ka krijuar kornizën ligjore për një shoqëri shumetnike në Kosovë". Duke analizuar shkaqet e mosbashkëpunimit të pakicës serbe Feith ka shtuar se "bashkësia serbe e Kosovës shikon nga Beogradi për udhërrëfim”.
Përfaqësuesi më i lartë evropian në Kosovë i bën thirrje Beogradit "të ecë përpara dhe të bashkëpunojë me BE-në" në mënyrë që "të ndihmojmë në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit në rajon".
Feith pohon se vihet re rritje e lirisë së mendimit brenda pakicës serbe duke thënë se "ka më shumë hapje, vullnet për të parë drejt së ardhmes e gatishmëri për të biseduar me ne. Shpresojmë se në të ardhmen do ketë gatishmëri për të diskutuar edhe me përfaqësuesit e institucioneve qendrore të Kosovës".
Duke folur për detyrimet e qeverisë së Kosovës Feith thekson se është koha që të kalohet në zbatimin e ligjeve të miratuara.
Feith e cilësoi Kosovën si "faza finale e shpërbërjes së ish Jugosllavisë". "Shpresojmë që të shohim pjesë të Ballkanit Perëndimor të ecin së bashku përpara dhe kjo mund të ketë një fund i lumtur", tha Feith.
NOA