Kosova, në Hagë përplaset Perëndimi me Lindjen
Në ditën e tretë të seancës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e Kosovës, ka pasur një përballje të qartë të Perëndimit me Lindjen. Një vend i BE-së si Austria, në seancën e djeshme ka mbrojtur fuqishëm pavarësinë e Kosovës, ndërsa Bjellorusia dhe Azerbajxhani, dy vende të ish-Bashkimit Sovjetik, kanë mbrojtur Serbinë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Europës dhe Çështjeve Ndërkombëtare të Austrisë, ambasadori Helmut Tichy, theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.
Që në fillim Tichy theksoi se deklarata jo vetëm që zgjidh statusin e Kosovës, por "deklarata e pavarësisë i kontribuon dialogut dhe bashkëpunimit mes Serbisë e Kosovës, si dhe vendosjes së paqes e sigurisë në rajon". Ambasadori austriak theksoi se deklarata e pavarësisë është shpallur nga përfaqësuesit legalë të Kosovës, të zgjedhur me mjete demokratike dhe jo nga përfaqësuesit e autoriteteve të përkohshme. Deklarata nuk është në kundërshtim as me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, sepse edhe ajo parashikon zgjidhjen e statusit. Deklarata nuk është as në kundërshtim me parimin e integritetit territorial dhe sovranitetin të shteteve. Ambasadori Tichy rikujtoi se edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë bërë deklarata të ngjashme pa e shkelur parimin e integritetit territorial. "Rezoluta 1244 nuk e përjashton ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe krijimin e një shteti të ri", theksoi ambasadori Tichy, duke shtuar se deklaratën nuk e ka kundërshtuar asnjë organ i OKB-së. Ai rikujtoi se Kosovën e kanë njohur 63 vende, ndër to edhe Austria, të cilat kanë vendosur raporte diplomatike me këtë vend. Kosova, ndërkohë, është bërë anëtare e institucioneve ndërkombëtare si FMN, apo Banka Botërore. Ambasadori i Azerbajxhanit në Holandë, Agshin Mahdiyev, ishte i mendimit të kundërt. Ai tha se pavarësia e Kosovës është shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Në radhë të parë ai theksoi paprekshmërinë e integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve. "Drejtësia është më e rëndësishme se forca", theksoi Mahdijev. Sipas tij, prej vitit 1945 deri më sot asnjë shtet nuk është krijuar duke e shpallur pavarësinë me deklaratë të njëanshme. Ambasadorja e Bjellorusisë në Holandë, Elena Gritsenko, po ashtu e kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, duke theksuar paprekshmërinë e integritetit territorial dhe të drejtën e vetëvendosjes së popujve dhe jo të pakicave. Bjellorusia është e mendimit se për vlerësimin e këtij procesi duhen parë disa dokumente të rëndësishme, siç janë Karta e OKB-së, dokumenti final i Helsinkit, Rezoluta 1244 të KS të OKB-së etj. Gritsenko theksoi se e drejta ndërkombëtare parashikon vetëvendosjen e brendshme dhe eksterne. Kosova, sipas saj, mund të ketë vetëm të drejtën e autonomisë brenda Serbisë. "Kosova nuk e ka të drejtën e ndarjes nga Republika e Serbisë", theksoi ajo, duke shtuar se Rezoluta 1244 konfirmon ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë.
Y.Pata