E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një moment i ri për Afganistanin

Sot, ministrat e Jashtëm nga 44 vende të misionit në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO janë mbledhur për të diskutuar rrugën e ecjes përpara të misionit. 2009-a nuk ishte një vit i lehtë për Afganistanin apo për vendet që dërguan trupa. Por një faze e re e përpjekjes ndërkombëtare po fillon tani. Tri ditë më parë, Presidenti Obama mbajti një fjalim të rëndësishëm, në të cilin ai
shpalli strategjinë e Amerikës për këtë mision. Ai mbajti një angazhim domethënës për burimet njerëzore, duke shtuar 30 mijë forca nga SHBA. Dhe gjithashtu qartësoi çdo skeptik për këmbënguljen e SHBA për të përfunduar këtë mision. Por kjo nuk është vetëm lufta e Presidentit Obama. Ne përballemi me të njëjtat kërcënime nga ngjarjet që po ndodhin në Afganistan: nga terrorizmi, droga apo ekstremizmi. Ky është një angazhim i Aleancës dhe ne duhet ta përfundojmë së bashku. Në këtë moment shumë të rëndësishëm të evolucionit të operacionit tonë, NATO duhet të demonstrojë unitetin e fuqinë e saj edhe këtë herë.
Në vitin 2010 do të ketë një rritje substanciale të numrit të ushtarëve që vijnë nga SHBA, por nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s. Bëhet fjalë nga 5 mijë deri në 10 mijë trupa më shumë se tani. Pra shkojmë gjithsej në 36 mijë trupa jo nga SHBA për t‘u aktivizuar në terren. Por nuk kemi të bëjmë vetëm me numrin e trupave, por me strategjinë. Dhe strategjia jonë është shumë e qartë: të transferojmë sa më shpejt përgjegjësinë, tek afganët në mënyrë që të jenë ata që të drejtojnë totalisht vendin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo ka të bëjë me tranzicionin për t‘u dorëzuar forcave afgane drejtimin dhe forcat tona do të lëvizin për të marrë një rol mbështetës në operacione. Kam një presion nga aleatët dhe partnerët që të furnizojmë me njerëz dhe ta financojmë këtë mision. Kjo është ajo që ne duam sa më shpejt që ky tranzicion të bëhet realitet dhe afganët të marrin drejtimin. Unë kam shumë besim se kur populli afgan dhe qytetarët nga vendet që kontribuojnë me trupa, do të shohin nisjen e këtij tranzicioni vitin e ardhshëm, ata do të shikojnë progresin, ndaj nevojitet që ata ta mbështesin këtë mision.
Por tranzicioni nuk është një kod fjalësh për të strategjinë e daljes. Bëhet fjalë për një tranzicion me një rol të ndryshëm. E para, ushtarët tanë do të nisin partneritetin me forcat afgane në të gjitha nivelet, nga fusha e betejës deri në shtabin e lartë, në mënyrë që të japim trajnimet e nevojshme që ata të përballojnë situatën. Dhe kur të plotësohen kushtet, kur ata të arrijnë aftësinë dhe besimin e duhur, ne do të lëvizim në fazën tjetër, në të cilën forcat afgane do të marrin drejtimin e planifikimit dhe zbatimit të operacioneve, së bashku me trupat e NATO-s që i mbështesin. Kjo është rruga për të ecur përpara, për të cilën jam i bindur se mund ta fillojmë vitin e ardhshëm. Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë të gjitha detajet sot. Por ata nuk duhet të diskutojnë vetëm operacionet ushtarake, por duket të fokusohen gjithashtu edhe në strategjinë politikë të kufijve. E cila përfshin atë që ne presim nga qeveria e Afganistanit. Qeverisja e mirë është rruga më e mirë për të larguar oksigjenin nga Talibani. Në fund të fundit, ne jemi të bindur për këtë mision dhe kemi të drejtë të insistojmë te synimi ynë. Presidenti Karzai e ka bërë të qartë dhe e mirëpret qëndrimin tonë. Unë jam i kënaqur të shoh se hetimet për rastet e korrupsionit po vazhdojnë. Është një fillim i mirë dhe kjo do të na ndihmojmë të vendosim besimin që populli afgan dhe komuniteti ndërkombëtar ka nevojë të shohë. Konferenca që do të mbahet në janar në Londër është shumë e rëndësishme për të ndërtuar një kontratë të re ndërmjet qeverisë afgane dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë jam i bindur se shumë shpejt ne do të shohim një moment të ri në këtë mision. Në vitin 2010 ne do të kemi substancialisht më shumë forca në terren për të mbrojtur popullin afgan. Ne do të fillojmë të dorëzojmë përgjegjësitë te forcat afgane distrikt pas distrikti, derisa kushtet të plotësohen. Ne do të ndërmarrim angazhimet e duhura dhe pres një aksion të qartë nga qeveria afgane për të fituar besimin e popullit afgan. Do të ketë më shumë zhvillim dhe ndihma, duke filluar me 5 miliardë dollarë, për të cilat është zotuar Japonia t‘i japë. Dhe në anën civile ne do të nisim shumë shpejt me një plan të Bashkimit Europian. Në fund do të arrijmë në pikën e duhur. Kur Talibani do të vijë të marrë djalin e një babai afgan për të luftuar në anën tjetër ku ndodhet i ati? Nëse shikon që Talibani nuk ka shans të fitojë, nëse shikon se jeta e tij do të përmirësohet dhe nëse beson te qeveria e tij, ai do të arrijë të thotë "jo". Dhe rebelimi do të dështojë. Kjo është një gjë e thjeshtë. Këto janë kushtet që ne do të krijojmë dhe unë mendoj që vitin e ardhshëm ne do të fillojmë që të shikojmë dritën në fund të tunelit.

*Autori është Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Editoriali është dërguar ekskluzivisht për gazetën "Shqip".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›