Sejdiu fton serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti Fatmir Sejdiu, i ka ftuar serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, pwr të cilat ai ka pwrcaktuar datwn 15 nëntor të këtij viti. "I ftoj serbët që të marrin pjesë dhe të bëhen një faktor i rëndësishëm në procesin politik", tha presidenti Sejdiu nw njw intervistw dhwnw pwr agjencisë e lajmeve AFP. Nw vijim, ai kërkoi edhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, pwr tw inkurajuar serbët për të marrë pjesë në zgjedhje dhe tua bëjnë të qartë Beogradit, që të mos jetë pengesë e pjesëmarrjes së serbëve nw procesin e votimeve. Duke u shprehur për integrimet euroatlantike të rajonit, Sejdiu theksoi se "në rastet si Serbia, duhet të insistohet, që në kriteret për integrim, të përfshihet edhe lënia prapa e qasjeve irracionale, siç është ajo e Serbisë ndaj Kosovës".
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka caktuar 15 nëntorin e këtij viti si datë të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në Kosovë, duke anashkaluar një propozim të 6 partive opozitare që këto zgjedhje të zhvilloheshin në pjesën e dytë të muajit tetor. Presidenti tha se këtë vendim e ka marrë në përputhje me Ligjin dhe me Kushtetutën dhe pas konsultimeve që ka pasur me të gjitha forcat politike. Opozita ka thënë se shpallja në nëntor e zgjedhjeve mund të ndikojë në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhje, kjo edhe për shkak të ndryshimit tw orës, si dhe rrezikut që në raundin e dytë të mos ketë vëzhgues ndërkombëtarw, meqenëse sipas ligjit për zgjedhjet, ky raund mund të mbahet 4 javë më vonë, e që mund të përkojë me periudhën e festave të fundvitit.
Mirëpo presidenti Sejdiu ka thënë se mund të merret në konsiderim ndryshimi i ligjit, që përcakton afatin e balotazhit, e që do të mund ta shkurtonte atë. Zëvendës-kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, menjëherë pas këtij vendimi, ka dhwnw garanci se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike, dhe se procesi i zgjedhjeve nuk është në rrezik, ndërkohë që përfaqësues të opozitës e kanë parë me dyshim shpërfilljen e kërkesës së tyre që zgjedhjet të mbaheshin në tetor.