Sejdiu i kërkoi Kushtetueses të sqarojë rastin e Qazim Qeskës

Prishtinë, 27 gusht - Në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, sot paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga e cila kërkoi një sqarim të mirëfilltë rreth rastit të kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, njofton shërbimi për informim i Presidencës.
Paqartësia ka të bëjë me institucionin përgjegjës, i cili konstaton efektshmërinë dhe validitetin e dorëheqjes, në rast kur ajo është e paqartë dhe në formë të një deklarate publike, dhe përfundimin eventual të mandatit të një kryetari të komunës në bazë të një deklarate publike, me qëllim që Presidenti të vendosë për shpalljen e zgjedhjeve dhe të veprojë në përputhje me parimin kushtetues për zgjedhje të lira dhe të barabarta.
Dilema kushtetuese ka parandaluar çfarëdo veprimi të Presidentit, prandaj, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, si dhe nevojën e zgjidhjes së shpejtë të kësaj dileme kushtetuese për funksionimin e mirë të Komunës së Rahovecit, presidenti Sejdiu kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ky sqarim të jepet sa më parë që është e mundur, gjë që do t’u mundësonte institucioneve gjegjëse të procedojnë lidhur me këtë çështje.