AAK: Në veri duhet zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Prishtinë, 27 gusht - Përgjegjësia e situatës së krijuar në veri të vendit bie direkt në Qeverinë e Kosovës, e cila asnjëherë deri më tash nuk ka tentuar të zbatojë Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës në atë pjesë të territorit, ka thënë, të premten Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kjo parti vlerëson se Raporti i fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) është dëshmi e re paralajmëruese për rrezikun që i vjen Kosovës nga mundësia e “ideve të reja” për veriun e Kosovën.
Opsionet e propozuara nga GNK-ja për krijmin e autonomisë për veriun e Kosovës dhe aranzhmanet e reja brenda Kosovës janë të rrezikshme, destabilizuese dhe, si të tilla, të papranueshme për AAK-në dhe popullin e Kosovës.
Raporti dhe opsionet e GNK-së për veriun e Kosovës dëshmojnë edhe njëherë se AAK ka pasur të drejtë të plotë sa herë ka ngritur shqetësimet për rrjedhën e proceseve në atë pjesë të territorit.
AAK rithekson se është e përkushtuar plotësisht për funksionalizimin e shtetit të Kosovës, ruajtjen dhe fuqizimin e sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, demokratizimin e shoqërisë, integrimet evro-atlanike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, bazuar në Kushtetutën e vendit.