Kosova s’do t’ua ndërrojë emrin Doganave

Prishtinë, 27 gusht – Autoritetet kosovare kanë hedhur poshtë mundësinë e pranimit të kërkesës së Beogradit zyrtar që Doganat e Kosovës të emërtohen Dogana të EULEX-it, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka shprehur vendosmërinë e institucioneve për të mos bërë ndonjë kompromis, duke theksuar se koha e miratimeve të propozimeve që vijnë nga Beogradi ka përfunduar.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si i tillë normalisht se Doganat e Kosovës janë një institucion i paraparë edhe me Kushtetutë, edhe me ligjet e Kosovës dhe do të funksionojë si e tillë”, ka thënë të enjten zëdhënësi Krasniqi. “Në asnjë mënyrë Kosova nuk do të bëjë kompromise me sovranitetin e vet”, ka theksuar ai.
Ministri për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kërkesën për ndërrim emri të Doganave ia ka bërë të njohur të mërkurën shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Sipas një njoftimi për shtyp, të lëshuar nga kjo ministri serbe, “Bogdanoviq dhe Zannier kanë ranë dakord se problemet ekzistuese në zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Juglindore duhet të zgjidhen dhe të sigurohet rrjedhë e qetë e mallrave dhe parandalimi i kontrabandës, sepse ato janë në interes të qytetareve dhe të ekonomisë”.
“Ministri për Kosovë e Metohi Goran Bogdanoviq theksoi se Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi dhe se verifikimi i dokumenteve me vulën ‘EULEX – Kosovo – Carina’ është i pranueshëm”, theksohet në komunikatë.
Në dhjetor të 2008-s Shërbimi Doganor i UNMIK-ut është shndërruar në Doganën e Kosovës, dhe prej atëherë autoritetet serbe nuk lejojnë hyrjen e mallrave nga Kosova në Serbi, meqë në dokumente figuron mbishkrimi i ri i këtij institucioni. Kësisoj, Serbia shkel edhe marrëveshjen e CEFTA-s, me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë të integruara në BE, kanë dhënë zotimin për tregti të lirë.
Meqë autoritetet kosovare nuk kanë aplikuar masa reciprociteti, gjatë një viti, nga Serbia hyjnë mallra në vlerë rreth 300 milionë euro. Zëdhënësi Krasniqi ka thënë se masa të këtilla nuk marrin vendet që kanë orientim properëndimor.
“Fakti se Serbia sillet në mënyrë destruktive, joparimore dhe kundër vlerave europerëndimore kundër Kosovës, nuk do të thotë që Kosova ta ndjekë një shembull të tillë dhe të bëhet e njëjtë në sjellje në raport me Serbinë”, ka theksuar Krasniqi. “Ne, sa u përket problemeve që kanë ndodhur me Doganat në vazhdimësi dhe veçanërisht mosrespektimit të marrëveshjes së CEFT-as, kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi koordinim me Komisionin Evropian, në radhë të parë, por është gabim të mendohet se për arsye të tilla të bëhen pazare me sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, qoftë ajo edhe në kuptimin formal”, ka shtuar ai.
Edhe në Doganën e Kosovës janë deklaruar kundër kërkesës së Serbisë.
Drejtori i saj, Naim Huruglica, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të mund të zbatohet në praktikë. Kjo ngaqë edhe vetë ideja e një territori doganor, sipas tij, nënkupton edhe dokumentacionin unik që duhet lëshuar.
“Ata do të pranonin dokumentet nëse në to nuk do të figuronte, ta zëmë Republika e Kosovës ose nuk do të kishte vulë që vërteton dokumentet, si Doganë e Kosovës. Unë nuk konsideroj se është zgjidhje kjo”, ka thënë Huruglica. “Serbia pretendon ta lidhë çështjen pse nuk e lejon transportin e lirë të mallrave të Kosovës me një çështje politike, dhe shkon në kërkesën për të involvuar një trupë të re, në këtë rast EULEX-in”.
I vetëdijshëm se ai nuk përfaqëson një nivel politik që do të vendoste në kontekst të kësaj kërkese, Huruglica është shprehur se një kompromis i tillë do të prodhonte një situatë jonormale. Ai ka thënë se, derisa i gjithë Bashkimi Evropian njohin Doganën e Kosovës, edhe Serbia duhet ta njohë atë.
“Kosova njihet si territor doganor edhe nga vetë BE-ja, pavarësisht që pesë shtete të saj nuk e kanë njohur Kosovën. Vulat e doganave të Kosovës njihen unanimisht nga të gjitha shtetet”, ka saktësuar Huruglica. “Kemi korrespondenca të rregullta edhe me Greqinë, edhe me Rumaninë, por edhe me shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën”.