Sejdiu mban dyposte drejtuese, 30deputetë kundër
PRISHTINë- Mbi 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë mbështetur nismën për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë, nëse presidenti Fatmir Sejdiu është duke bërë shkelje me mbajtjen e postit të ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Inicuesi i kësaj çështjeje, Naim Rrustemi ka vendosur që kërkesën e tij të mos e procedojë në Gjykatë pa i mbledhur edhe nënshkrimet e deputetëve të tjerë të interesuar, ndërsa thuhet se ka mbetur vetëm çështje ditësh derisa presidenti Fatmir Sejdiu të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
E përditshmja kosovare “Koha Ditore” thekson se në orët e pasdites të së martës janë mbledhur mbi 30 nënshkrime të deputetëve që kanë vendosur të kërkojnë përgjigje nga “gardiani i Kushtetuetës” nëse presidenti Sejdiu është duke e shkelur ose jo Kushtetutën, përmes mbajtes së postit të ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Iniciativa e Rrustemit për të kërkuar intrepretim kushtetues rreth funksioneve të presidentit ka nisur javën e kaluar dhe deri tani është mbështetur pothuajse nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare.
Por zyrtarët e Presidencës dhe ata të LDK-së konsiderojnë se presidenti Sejdiu nuk është duke bërë shkelje kushtetuese pasi nuk është duke e ushtruar në praktikë funksionin e kryetarit të partisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)