E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm lobet proserbe në ndihmë të Edi Ramës

Shkretëtirën e axhendës së tij diplomatike, meqenëse atë s’po e pret asnjë politikan i institucioneve të BE, Edvini po e mbush me takime me lobistë pro-serbë, të cilët mezi presin të japin mbështetje edhe për prishjen e imazhit apo destabilizimin e Shqipërisë

Edi Rama po regjistron muaj që s’merret në konsideratë nga asnjëri prej drejtuesve të institucioneve ndërkombëtare, qoftë të Komisionit Evropian, apo edhe të kancelarive të shteteve të ndryshme. I izoluar dhe pa një axhendë ndërkombëtare, Edi Ramës po i dalin në shteg vetëm lobet proserbe, si gjithmonë të gatshme për të kontribuar në izolimin e shtetit shqiptar apo në destabilizimin e tij politik dhe insitucional. Axhenda e dëshpërimit të Edi Ramës po gjen veç këta aleatë dhe shikimi i historisë së takimeve politike të kryetarit të PS-së konfirmojnë bashkërendimin e përpjekjeve në këtë drejtim. S’ka nevojë për të përmendur emrat e disa europarlamentarëve të izoluar, që janë shfaqur me pseudorezoluta në Parlamentin Evropian, me deklarata të pazakonta në Komisionin e Shqipërisë e të Bosnjës në PE apo që kanë folur në disa media për krizën në Shqipëri, në të njëjtën kohë, kur kërkonin edhe ndarjen e Kosovës e kalimin e veriut të Mitrovicës me Serbinë.
Këta europarlamentarë, së bashku me një rrjet ojq-sh ndërkombëtare, që financohen nga serbë apo qarqe sllavofile po shfaqen këta muajt e fundit si aleatët e vetëm të Edi Ramës. Ata janë gjithmonë të gatshëm të bashkërendojnë forcat, të nxjerrin raporte të përbashkëta ku e nxjerrin Shqipërinë si një vend thellësisht të varfër, si një vend me potencial destabilizimi, si një vend që s’respekton pakicat kombëtare apo edhe si një vend që s’është me identitet perëndimor, por që ushqen një matricë islamike me potencial terrorist.
I gjithë ky enumeracion merr kuptim në rastet kur Edi Rama udhëton për në Londër e s’takon asnjë përfaqësues të institucioneve e as ndonjë deputet laburist, kur njofton se është për vizitë në Bruksel, por s’takon asnjë deputet as në Bruksel e as në Paris (përveç mikut të tij intim, Anri Sala), apo kur është në SHBA dhe s’takon asnjë përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit (dy herë radhazi), por që e shpreh irritimin përmes cinizmit që përdor ndaj intervistueses së Zërit të Amerikës. Por kjo shkretëtirë e axhendës diplomatike mbushet me lobistët pro-serbë që mundohen ta vënë të gjithë politikën shqiptare në dispozicion të interesave të tyre. Natyrisht, për Edi Ramën, një apatrid klasik, imoraliteti i këtij shërbimi s’përbën problem, prandaj edhe s’është çudi nëse nesër Edvinin s’do ta gjejmë vetëm tek lobet proserbe në Uashington apo Bruksel, por edhe duke mbajtur fjalim në kongreset e Partisë Socialiste apo asaj Radikale Serbe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›