E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vetëplagosetnë punë 56-vjecari

FIER- Një 56-vjecar nga qyteti i Fierit është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm në një magazinë me mjete elektrike, kur pronari i saj ka gjetur të plagosur punonjësin Thoma Bani.

Menjëherë ai e ka dërguar 56-vjecarin në spitalin rajonal të Fierit, ndërkohë që ka njoftuar policinë. Mësohet se i lënduari Thoma Bani kishte marrë plagë në anën e majtë të kraharorit, gjë e cila në bazë dhe të hetimeve rezulton sipas policisë të ketë qenë tentativë për vetëvrasje.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë 56-vjecarin të qëllojë veten me armë zjarri, por paraprakisht mendohet se një gabim gjatë punës mund të jetë motivi. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›