Sejdiu mund të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Rahovec
“Sejdiu po pret sqarime nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe KQZ-ja në mënyrë që të vendoset nëse do të shpall zgjedhjet e reja në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga PDK-ja”, deklaroi për Klan Kosovën zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri.
Zëdhënësi Beqiri nuk mohon shpalljen nga ana e Presidentit Sejdiu të zgjedhjeve të parakohshme në Rahovec, por kjo sipas tij varet nga verdikti që do të japë MPL dhe KQZ-ja.
Kryetari i Rahovecit, Qeska (PDK), është kthyer në punë javën e kaluar, 46 ditë pasi kishte shpallur dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Ai këtë vendim e ka marrë pas një takimi që ka pasur me kryeministrin Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi, AAK-ja kishte reaguar lidhur me ndërhyrjen e kryeministrit, duke e konsideruar këtë si veprim të kundërligjshëm dhe antikushtetues.