Idrizi: Kosova nuk do të ndahet kurrë
18/06/2010 Vizita në Kosovë
Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar gjatë takimit me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, se Kosova nuk do të mund të ndahet asnjëherë. “Kohët e fundit kanë nisur të dëgjohen disa zëra, të cilat unë jam i sigurt se nuk kanë ndonjë peshë dhe se nuk do të arrijnë në asnjë përfitim, që flasin për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Nëse këta zëra shtohen, atëherë duhet të kemi një reagim mbarëkombëtar, pavarësisht shtetit dhe origjinës; e gjithë skena politike shqiptare, e gjithë shoqëria civile shqiptare dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi do të reagojnë në formën e duhur”, tha Idrizi. Gjatë bisedës, kreu i forcës politike që mbron interesat e popullsisë çame, tha se qëndrimet e PDU-së janë të panegociueshme mbi çështjen kombëtare, e në veçanti për çështjen çame, trashëgiminë kulturore, bashkimin ekonomik dhe proceset integruese. Idrizi theksoi nevojën për pasjen e një zëri të përbashkët për çështjet e një rëndësie të madhe kombëtare. Zyrtarët e lartë të dy partive kanë nënvizuar nevojën e ekzistencës së një Ministrie për Diasporën.
Siguria në rajon
Berisha: Politikanët shqiptarë të bashkëpunojnë
Forcat politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duhet të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të çështjes kombëtare, por edhe paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zgjerimit të bashkëpunimit e miqësisë me të gjitha vendet e rajonit, në dobi të së mirës së ndërsjellë të popujve të rajonit. Ky ka qenë thelbi i bisedës së zhvilluar mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë, zotin Nexhat Daci. Gjatë takimit të djeshëm, kreu i qeverisë së Tiranës ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe arritjet për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, ecjen përpara e zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e shoqëror të saj, forcimin e shtetit ligjor, respektimin e plotë të të drejtave të minoriteteve. “Pavarësia e Kosovës dhe këto zhvillime pozitive e kanë shndërruar Kosovën qartësisht në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon”, ka thënë ai. Nga ana e tij, Daci ka cilësuar historik anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një hap mjaft të rëndësishëm vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqiptarisë.
Investimet e huaja
Kompania kineze kërkon projekte në Shqipëri
Kompania shtetërore kineze “China National Electric Equipment Corporation” (CNEEC), që vepron në infrastrukturë, energji, të shërbimeve, si furnizimi me ujë dhe tregti për pajisje elektrike, ka kërkuar që të bëhet pjesë e zhvillimeve ekonomike në Shqipëri. Në takimit me Kryeministrin Sali Berisha, zëvendëspresidenti i kompanisë Zheng Chengjun, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, ka thënë se zhvillimet pozitive të ekonomisë shqiptare të viteve të fundit kanë bërë që bordi i kompanisë të vendosë të shtrijë projektet e investimit edhe në Shqipëri. Ai theksoi se në përbërjen e CNEEC-së, ka inxhinierë që kanë punuar në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Fierzës, që në vitet ’70. Ai ka kërkuar që kompania të mund të punojë me koncesion ose për llogari të qeverisë, si dhe të shihen mundësitë e projekteve në fushën e menaxhimit të ujërave. Kryeministri Berisha theksoi se fushat e zgjedhura për projekte nga kompania kineze janë edhe fusha prioritare për qeverinë shqiptare. Ai bëri me dije se në infrastrukturë dhe në fushën e energjisë, do të fillojmë së shpejti projekte koncesionare dhe me garë.