Mbetet në testin e patentës, kërcënon me armë komisionerët
SHKUP- Një i ri nga Shkupi kërcënon me armë komisionin e dhënies së patentave pasi nuk kalon provimin. Sipas njoftimit të policisë, 21 vjeçari Zemri Ramadani i revoltuar pasi nuk mundi të kalonte testin për marrjen e patentës, kishte rrëmbyer armën e tipit “kallashnikov” duke kërcënuar komisionin testues.
Me ndërhyrjen urgjente të policisë, i riu është arrestuar në vendin e ngjarjes ndërsa arma është sekuestruar.
Në ambientet ku po jepej provimi ishin të pranishëm rreth 30 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se si rezultat i ngjarjes nuk ka pasur dëme materiale dhe dëme të tjera. Mësohet se ndaj 21 vjeçarit do të ngritet padi penale për kërcënim me armë dhe prishje të rendit dhe qetësisë.
(e.n/ina/BalkanWeb)