E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e rëndë që ndodhi dje në Raleigh County, West Virginia, si pasojë e një shpërthimi në një minierë, që shoi jetën e 25 minatorëve amerikanë dhe la disa të tjerë të plagosur.

"Ju shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të bashkëqytetarëve Tuaj, si pasojë e shpërthimit tragjik në minierën e Raleigh County të West Virginia-s. Populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet, të cilat i humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!", thuhet në telegramin e Sejdiut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›