Takimi Topi-Këler, diskutohet për vizat

Presidenti i Republikës, Bamir Topi është takuar sot me homologun gjerman Horst Këler. Gjatë takimit, dy presidentët kanë folur për liberalizimin e vizave dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Topi ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore i ftuar nga presidenti gjerman. Sipas zyrës së shtypit pranë presidentit mësohet se temë qendrore e bisedimeve mes dy presidentëve eshte thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane.
Gjithashtu, Topi do të marrë pjesë në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, gjatë të cilit do të mbajë një fjalë përshëndetëse, kryesisht lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.