E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi niset për në Gjermani

06/04/2010 Vizita me ftesë të homologut Këler

Presidenti i Republikës Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të Presidentit gjerman Horst Këler. Gjatë qëndrimit dyditor në Gjermani Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Presidentin e Gjermanisë Horst Këler dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit federal. Temë qendrore e bisedimeve mes dy presidentëve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane. Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dyja vendeve, gjatë të cilit Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse, kryesisht lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në këtë vizitë zyrtare numri një i shtetit shqiptar është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo, zëvendësministri i Kulturës Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa, anëtarë të kabinetit të Presidentit etj. Gjatë viteve të tij në krye të shtetit Presidenti Topi deri tani ka shkëmbyer me homologun e tij gjerman vetëm mesazhe urime me raste festash kombëtare të vendit tonë dhe të Gjermanisë. President i Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler, të parin mesazh dërguar Topit ka qenë me rastin e zgjedhjes në detyrë më 24 korrik të 2007-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›