E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia goditet nga disa tërmete

Shkup - Maqedonia goditet nga një seri tërmetesh, brenda një intervali të shkurtër kohor. Nga ora 18:17 minuta deri në 19:46, në vend janë ndjerë 9 lëkundje të tokës. Sipas Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti me magnitudë më të lartë, 5.4 ballë sipas shkallës Rihter, ra në orën 18:17, me epiqendër në jug-lindje, në Valandovë, 125 km larg Shkupit, në thellësi 2 kilometra nën tokë.

Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Menjëherë pas tij, në orët e mbrëmjes, në interval të shkurtër janë ndjerë edhe 8 tërmete me magnitudë më të vogël. Edhe më herët gjatë ditës, Maqedonia u godit nga tre tërmete të tjera, me magnitudë nga 3.3 deri në 4.1 ballë sipas Rihterit. Sipas Qendrës për menaxhimin e krizave, tërmetet nuk kanë shkaktuar dëme materiale. /lajm/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›