E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu shtron darkë për ambasadorët e huaj

PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shtruar një darkë për trupin diplomatik të akredituar në Kosovë. Në darkën e fillimvitit, Sejdiu ka falënderuar të gjitha ambasadat në Kosovë për kontributin e dhënë në proceset në të cilat ka kaluar Kosova në vitin që mbeti prapa. Presidenti ka shtuar se Kosova bashkë me miqtë ndërkombëtarë duhet të vazhdojë punën e mirë të nisur në vitin 2009. Në emër të trupit diplomatik, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger i ka garantuar presidentit mbështetje të plotë në kapërcimin e sfidave për Kosovën. Në këtë darkë, pos ambasadorëve, të pranishëm ishin edhe shefi i ICO-s, Pieter Faith, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›