Shkodër, kapet i kërkuari për vrasje të dyfishtë

Policia e Shkodrës ka bërë të munduar arrestimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Dedë Hasanaj pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e dy personave.
Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë në Dukagjin të Shkodrës ku Hasanaj ka vrarë babë e bir dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarje duke mos u bërë e mundur kapja e tij për shumë vite.
Mësohet se Dedë Hasanaj ka rënë në prangat e policisë pas një aksioni të zhvilluar përgjatë gjashtë orëve.