Sekretari i KiE, Jagland, nesër vizitë në Tiranë
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland vjen neser ne Tirane per nje vizite zyrtare.
Vizita e tij, vjen vetem një ditë pasi vendi yne mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës.
Gjate vizites se zyrtarit te larte te KiE jane parashikuar nje sere takimesh te rendesishme me zyrtarë të lartë të vendit dhe me perfaqesues te partive politike.
Sot, për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare. Sipas Ministrise se Jashtme, qe ka njoftuar lajmin e mire ky eshte një hap që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
Pas përfundimit të takimit të Ministrave të 47 vendeve anëtare, u zhvillua dhe ceremonia festive e rastit.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto i dhuroi Këshillit të Europës, në emër të Shqipërisë , një kostum popullor tradicional shqiptar, që u vlerësua nga të pranishmit.
Sekretari i përgjithshëm i KiE, THobjorn Jagland gjate fjales se tij i uroi Shqiperise nje presidence te suksesshme.
Ai vlresoi dhuraten dhe tha se ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij, Norvegjisë , gjë që tregon se ka vlera të përbashkëta në kulturat mes vendeve të Europës dhe kjo e përforcon më shumë idenë e diversitetit dhe të të jetuarit së bashku, që është dhe motoja e Shqipërisë .