Sekretari i Mbrojtes Gejts kritikon kërcënimet ruse për sistemin e raketave
Sekretari amerikan i Mbrojtes Robert Gejts tha se kërcënimet ruse për vendosjen e raketave taktike në afërsi të kufijëve të Polonisë, në përgjigje të planit amerikan për mbrojtjen nga raketat, vështirë se janë mikëpritja që meriton një president i ri amerikan.
Sekretari Gejts foli sot në Estoni, pas një takimi jozyrtar të ministrave të mbrojtjes së Natos me homologun e tyre ukrainas. Zoti Gejts tha se kërcënimi javën e kaluar nga presidenti rus Dmitri Medvedev për të vendosur raketat në enklavën e tij balltike të Kaliningradit erdhi disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.
Ai e quajti kërcënimin provokues dhe çorientues. Zoti Gejts po merr pjesë në takimin e Natos për të treguar mbështetjen amerikane ndaj aleatëve të Evropës lindore që kërcënohen nga Moska për përpjekjet e ndërtimit të lidhjeve më të ngushta me Perëndimin. (ze)