E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vritet guvernatori i distriktit Panjavi

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se një kamikaz ka vrarë sot guvernatorin e distriktit Panjavi, në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan.

Shefi i policisë së Kandaharit, Abdul Raziq tha se guvernatori Sajed Fazludin Aga, bashkë me dy djemtë e tij, ishin duke udhëtuar, në kohën kur sulmuesi vetëvrasës e drejtoi makinën e mbushur me eksploziv në drejtim të konvojit të Agas.

Të dhëna paraprake flasin në qendrën spitalore të Kandaharit flasin për të paktën 13 oficerë të policisë të lënduar lënduar, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›