E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia padit 15 deputetë të PS-së

Pas Gramoz Ruçit dhe Erion Braçes, Policia e Tiranës ka paditur edhe 15 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme. Sipas një njoftimi të policisë, deputetët kanë kundërshtuar me dhunë oficerët e policisë dhe i kanë fyer ata për shkak të detyrës.

Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri, Armando Prenga, Fatmir Xhafa, Besnik Bare, Gazmir Bizhga, Dashnor Peza, Taulant Balla, Fidel Ylli, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Artan Gaçe, Fatmir Toçi dhe Blendi Klosi, janë 15 deputetët e paditur në prokurori nga ana e Policisë së Tiranës.

Policia e Tiranës ka paditur edhe shtatë persona të tjetër, katër prej të cilëve punonjës të bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›