E Diel, 1 Nëntor 2026

- Zyra e Kryeministrit vizitohet nga veteranë dhe nxënës të Tiranës - Në ditën e hapjes së institucioneve me rastin e festave kombëtare, zyra e Kryeministrit dhe ambiente të tjera të sel

- Zyra e Kryeministrit vizitohet nga veteranë dhe nxënës të Tiranës -

Në ditën e hapjes së institucioneve me rastin e festave kombëtare, zyra e Kryeministrit dhe ambiente të tjera të selisë së Këshillit të Ministrave janë vizituar sot nga veteranë dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit.

Hapja e institucionit qendror të qeverisë përcolli në këtë ditë feste mesazhin e institucioneve të hapura si shenjë e zhvillimit të demokracisë dhe progresit.

Të rinjtë falenderuan Kryeministrin për mundësinë për të vizituar ambientet e punës së qeverisë dhe hapjen e tyre për publikun. Ata janë ulur në zyrën e Kryeministrit dhe sallën ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë dhe kanë improvizuar një ditë pune të Këshillit të Ministrave.

Po sot, Kryeministri Nano ka vizuar ambientet e Pallatit të Brigadave, i hapur për publikun me rastin e festave. Kryeministri Nano, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama kanë pritur të rinj dhe qytetarë të Tiranës dhe bashkë me ta kanë vizituar ambientet e brendëshme të Pallatit të Brigadave, janë njohur me historinë, arkitekturën dhe stilin e ndërtimit të këtij pallati.

Po ashtu, Kryeministri Fatos Nano sëbashku me Presidentin e Republikës, Alfred Mosiu, Kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi dhe autoritete të tjera të larta të shtetit vizituan Muzeun Historik Kombëtar, ku në prani të veteranëve dhe të qytetarëve të Tiranës mori pjesë në ceremoninë e përurimit të pavionit të luftës të këtij muzeu. Ata u ndalën në të gjitha stendat e këtij pavioni, ku ishin prezantuar dokumente dhe fotografi të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›